Herë pas here në rrjete sociale Dafina Zeqiri ndan dedikime apo fjalë vlerësuese për partnerin e saj, Dj Geek. Këtë herë ajo iu ka treguar ndjekësve se ai është mbështetësi i saj më i madh. Mes të tjerash, Dafina ka përmendur edhe paraqitjet e saj skenike, të cilat jo pak herë janë vlerësuar si provokuese, e as kjo nuk e shqetëson aspak Dj Geek.
“Burri im gjithmonë më mbështet! Më do dhe më beson mua e vendimeve të mia! Dhe më e rëndësishmja, më lejon të jem vetja! Të vesh çfarëdo më dëshiron zemra në skenë, set fotografik, videoklip muzikor! Kur dal! Për të gjithë meshkujt e mëdhenj, mbështetës e të vërtetë aty jashtë – përshëndetje!”