Këngëtarja Dafina Zeqiri ka përdorur sërish rrjetet sociale për të theksuar qëndrimin e saj kundër bullizmit dhe për mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të ndryshme.

Ditën e sotme, ajo ka shpërndarë një postim nga llogaria zyrtare e Stenaldo Mëhillit, ish-banori i Big Brother VIP Albania, ku apelohet fuqimisht për ndërprerjen e çdo forme të bullizmit.

Në postimin e shpërndarë, Zeqiri ka shtuar një koment personal në Instastory ku kritikon veprimet e Rogert Sterkaj, duke e cilësuar atë si “mashkullin” më të urryer shqiptar dhe duke përdorur emoji për të treguar indinjatën e saj ndaj akuzave të mëparshme që Sterkaj i kishte bërë Mëhillit lidhur me viktimizimin dhe sjelljet e padrejta.

FOTO/ Dafina Zeqiri: “Mashkulli” shqiptar më i urryer, Rogerti!