Dafina Zeqiri ka rënë gjithmonë në sy për stilin e saj modern dhe ekstaravagant. Ajo ka ditur t’i suprizojë gjithnjë fansat e saj me ndryshimet e herë pas hershme në look, duke u shfaqur çdo herë ndryshe.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku ka treguar se ka vendosur t’i shkurtojë flokët dhe njëherë. Ndonëse hera e fundit që e pamë Zeqirin me flokë të tillë ishte viti 2013, në videoklipin e këngës ‘Bloodah’, mesa duket ajo ka preferuar t’i rikthehet sërish kësaj pamjeje.

Ashtu si çdo herë tjetër Dafi ka arritur t’i habisë të gjithë me ndryshimet drastike që ka bërë.