Sukseset e saj nga profesionale nuk janë të njëjta me ato personale. Duket se Dafina ka pësuar një tjetër zhgënjim dhe është ndarë nga i dashuri i saj i fundit. Pas ndarjes nga Krenar Çoçaj, Ledri Vula e disa romancave të tjera të shkurtra, këngëtarja e njohur i ka dhënë fund edhe një tjetër historie.
Teksa të gjithë po mendonin se Dafina më në fund kishte gjetur dashurinë perfekte dhe gjërat mes saj dhe dominikanit Jose po konsolidoheshin, Zeqiri është ndarë prej tij. Lidhja ka zgjatur prej më shumë se një viti, por vetëm muajt e fundit këngëtarja u shfaq në publik me Jose-n, i cili gjatë kohëve të fundit ishte gjithnjë e më prezent në jetën e saj.
Mësohet se këngëtarja është ndjerë e mbytur dhe në presion nga Jose, i cili me sa duket bëhej xheloz për meshkujt që shoqëronin vazhdimisht Dafinën.
Edhe pse asgjë nuk është konfirmuar nga çifti, dyshimet shtohen edhe më shumë pasi këngëtarja ka fshirë të gjitha fotot nga Instagrami.
Sipas medieve online, kërkesën për ndarje e ka bërë këngëtarja, që sipas miqve të saj, “i kishte ardhur në majë të hundës me sjelljen e tij”.





