Lojtarët anglezë nuk arritën dot të jepnin atë shkëlqim që pritej nga ata në fushën e lojës, por orët e tyre janë rrëzëllitëse. E si mos të bien në sy kur vlera e tyre arrin deri në 50,000 paund.
Është pikërisht "Daily Mail" ajo që përmes një shkrimi ironizon lojtarët anglezë, të cilët sipas saj nuk dhanë atë që duhej në Francë, por që janë fokusuar më tepër tek shoping. Anglezët janë kritikuar gjerësisht për mënyrën e eleminimit të tyre nga Euro 2016, prej Islandës në 1/16. Por edhe pse ata nuk arritën të shkëlqejnë në fushë, orat e tyre shkëlqenin pasi u kthyen nga Franca, shkruan Daily Mail.





