25 nëntor 2015 – Historia e xhirimeve të videoklipit të ri të Ronela Hajatit ka bërë bujë jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit tonë. Lajmi ka marrë dhenë edhe në Angli, dhe historia ka përfunduar në gazetën prestigjioze “Daily Mail”, e cila i ka kushtuar një artikull këngëtares shqiptare dhe klipit me veshje si të terroristëve të ISIS-it.

“Këngëtarja përhap panik pasi valltarët të veshur “si terroristë”, performuan në pjesën e prapme të një kamioni për videon e saj muzikore … duke shkaktuar frikë se ISIS kishte mbërritur në qytetin shqiptar”, me këtë titull e hap shkrimin “Daily Mail” për ngjarjen e një jave më parë.

Gazeta britanike në versionin online, thekson se në polici vërshuan thirrje të shumta për të denoncuar “praninë e njerëzve të veshur si militantët e ISIS-it”. Në mesin e atyre që ngritën alarmin ishte dhe deputetja Mesila Doda, që ka postuar imazhet në llogarinë e saj në Facebook.

Fotot e mëposhtme janë publikuar në faqen e “Daily Mail”.

/S.L. portali DurresLajm/