Daily Mail ka publikuar në faqen zyrtare të saj rastin e Kosovës, ku infermierja dhunonte të moshuarën në një video që qarkulloi dje në rrjete sociale.

E përditshmja britanike e ka cilësuar rastin si ‘shokues’, ku gruaja e moshuar në shtëpinë e kujdesit në Kosovë goditet vazhdimisht nga infermierja.

Ata kanë publikar edhe videon ku duket qartë infermerja në rezidencën e të moshuarve Orenda, në Pejë, e cila mban gruan e moshuar nga duart dhe e godet disa herë me shuplakë.

Në video gjithashtu shihen edhe dy gra të tjera të pranishme dhe një tjetër që po e filmon, të cilat dëgjohen duke qeshur.

“E moshuara duket se është në gjendje të rëndë, pasi është sulmuar nga punonjësi.
Pas ngjarjes, infermierja dhe një punonjëse e shtëpisë u arrestuan.
Pronarja e shtëpisë u arrestua pasi nuk e kishte raportuar sulmin në polici.
Në një deklaratë, Policia e Kosovës tha se në bazë të videos që qarkullon në rrjetet sociale, zyrtarët kanë identifikuar personat dhe kanë arrestuar dy të dyshuar rreth orës 14:10 të ditës së djeshme.
Ata thanë: “Të dyshuarit janë duke u intervistuar nga hetuesit e stacionit policor në Pejë dhe veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në koordinim të plotë me prokurorinë e shtetit”.
Duke reaguar ndaj incidentit, Xhelal Svecla, ministri i Brendshëm i Kosovës, tha se veprimet janë edhe më të rënda kur ato ndodhin në një mjedis që duhet të ofrojë ndihmë dhe kujdes.
Z. Svecla bëri thirrje që të gjithë të përfshirët të sillen para drejtësisë
”, shkruan “Daily Mail”.