Tre raste dhune në familje janë regjistruar në 24 orët e fundit në Durrës. Në të tre rastet, dhuna është ushtruar nga personat më të afërt të familjes duke vazhduar të mbetet kështu një fenomen mjaft shqetësues në qytetin bregdetar.

Policia e Durrësit njofton se burri ka denoncuar gruan për dhunë, gruaja burrin, por edhe nëna djalin.

Në të tre rastet janë plotësuar kërkesë paditë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për viktimat e dhunës.

Njoftimi i policisë Durrës

  • Më datë 10.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin A.Z, vjeç 43, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshortja, S.Z, vjeç 41, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
  • Më datë 10.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen SH.I, vjeç 50, pasi dyshohet se bashkëshorti B.I vjeç 53, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike  ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
  • Më datë 07.10.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.B vjeç 64 dyshohet se i biri E.B, vjeç 44 , ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.