Azem Hajdari sot duhet të festonte 53-vjetorin e lindjes. Është djali i tij Kiri, i cili përkujton ditëlindjen e babait, deputetin e ndjerë, Azem Hajdari. Sipas tij, babai nuk është më gjallë sepse këtë nuk e lejuan qarqe antishqiptare. Kiri thotë se, qarqeve antishqiptare nuk u pëlqeu ëndrra e Azemit për një Shqipëri të bashkuar.

Ja statusi i plotë i Kiri Hajdarit:

Babë,

Sot më tepër se në çdo ditë të vitit kam kaq shumë mall për të taku e me t’ rrok fort. Është dita jote e lindjes, esht marsi ky muaj që vetëm e shton dhe nuk e zbeh aspak këtë mall.

Kanë kaluar 17 vite që ti Babai, studenti, deputeti, idealisti, heroi i mungon Shqipërisë dhe Kosovës që Ti i deshe aq shumë.

Gjithmonë e më shumë. Unë bindem se historia të jep vendin që ty të takon.

Ti nuk jeton më sepse qarqeve anti-shqiptare nuk u pëlqeu ëndrra jote për nji Shqipëri të bashkuar me të gjitha trojet e veta si të gjitha kombet e tjera Europiane,

Unë e di që shpirti yt nuk prehet i qetë, deri atë ditë që Shqipëria të bashkohet me trojet e veta të ndara padrejtësisht.