5 qershor 2015 – Deri tani duket se nuk do të ketë një përballjes mes dy kandidatëve të Durrësit live. Mbrëmjen e sotme, në studion e Eni Vasilit, në News24, ndryshe nga tradita e çdo mbrëmje, do të jetë i pranishëm vetëm kandidati socialist, Vangjush Dako, aktualisht kryebashkiak i Durrësit. Pas disa ditësh kur gazetarja Vasili ka pasur në emisionin maratonë kandidatët e dy palëve që kandidojnë në bashkitë e ndryshme të vendit, për Durrësin, debati do të jetë i njëanshëm. Kandidati Dako do të jetë përballë gazetarëve dhe jo rivales së tij, Grida Duma. Burime jozyrtare thonë se ka qenë kusht i Dakos që të mos jetë në përballje direkt me Dumën. Nuk dihet nëse do të ndodhë në të ardhmen një përplasje idesh mes dy kandidatëve për bashkinë e dytë më të madhe në vend, deri në zgjedhjet e 21 qershorit.

 

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”