10 qershor 2015 – Rastësi apo jo, mesnata e së mërkurës, pragditëlindja e 38-të e kandidates së djathtë për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma përkoi me ftesën e Tv Klan në “Opinion” për rivalin e saj të majtë, Vangjush Dako. Ky i fundit, ndonëse ka shmangur ballafaqimin me Dumën, ka qenë i pranishëm ditët e fundit javës në emisione të ndryshme, ku ka paraqitur programin elektoral. Gjatë emisionit ai i ka “dhuruar” kandidates së djathtë edhe disa batuta, mes të cilave duke i kujtuar dhe lejet e ndërtimit për 3 pallate. “I kam dhënë lejen për 3 pallate në 2008, kur m’u fut mik për të Bardhyl Agasi me të cilin Grida kishte qëndruar në Danimarkë.”, përmendi në emision Vangjush Dako.”.
Grida Duma, kandidate e PD-së për Bashkinë e Durrësit feston më 11 qershor ditën e lindjes, duke mbushur 38 vjeçe.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





