17korrik 2015 – Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka vizituar sot paradite selinë e komunitetit mysliman në xhaminë e Durrësit, nga ku dhe ka bërë urimin e tij për të gjithë besimtarët me rastin e festës së Fiter Bajramit.
“I uroj të gjithë qytetarëve sa më shumë paqe, harmoni e dashuri mes tyre. Fiter Bajrami është festa e sakrificës, solidaritetit, humanizmit si dhe harmonisë, ku të gjithë festojmë këtë ditë të shënuar që na kujton vlerat më të mira që karakterizojnë njerëzimin, por edhe traditën e shkëlqyer të harmonisë fetare dhe njerëzore në vendin tone”, u shpreh Dako.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





