7 qershor 2015 – Kandidati socialist, Vangjush Dako kërkon votat nga komuniteti në Porto Romano. Pasi u premton anulimin e faturave të ujësjellësit për familjet që nuk furnizohen me ujë të pijshëm dhe nisjen e ndërtimit të rrugës së re, Dako deklaroi: Votoni njeriun, që zgjidh problemet e që punon më mirë. Sipas tij, probleme me faturat e ujit ka dhe në Ishëm, Rrashbull, Sukth, Katund të Ri dhe Manëz.
“Problemi sot është se kujt do t’i besojnë banorët drejtimin e bashkisë së re. Votat duhet të jenë për atë që zgjidh problemet e që punon më mirë,” tha Vangjush Dako, i cili ka përvojën e kryebashkiakut në vitet e kaluara, ndërkohë që merr përsipër të flasë dhe për kandidaten e djathtë, që në fakt nuk ka pasur mundësi të tregojë vetën si kryetare bashkie.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”