17 qershor 2015 – Vazhdon saga ‘Përballja publike e rivalëve Dako-Duma’.

Sot, kandidatja e djathtë për Durrësin ka njoftuar në profilin e saj në Facebook, se rivali i saj Vangjush Dako ka shmangur një përballje direkte me të në një takim me kontabilistët e qytetit.

“Po ndodh tani. Ishim të ftuar nga kontabilistët e qytetit për të folur dhe përballur vizionin dhe alternativat për Durrësin, por kandidati tjetër braktisi përballjen.

Është hera e 7-të që i largohet debatit. Është mësuar vetëm me pyetje dhe përgjigje të parapërgatitura, ndaj sot u largua sapo mora fjalën”, ka shkruar Grida Duma në Facebook, ku ka postuar edhe këto dy foto, ku dy rivalët për bashkinë e Durrësit duken fare pranë njëri-tjetrit si asnjëherë më parë.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/