10 maj 2015– Kandidatja e djathtë për Durësin, Grida Duma ka pak gjasa që të kishte dëgjuar më parë për disa fshatra të Durrësit e jo më t’i vizitonte ato. Por, fushata e zgjedhjet po afrohen dhe kandidatët janë shpërndarë në çdo cep, periferi e katund të Durrësit. Me ndarjen e re territoriale, nuk përfshihet vetëm Durrësi me periferinë e tij, por votuesit që do të hedhin votën për kryebashkiakun janë edhe në zona të thella. Sot, kandidatja e djathtë ishte në Gjuricaj e Shkafane, pjesë të Ishmit, ku zhvilloi takime me banorë të zonës.

Nga ana tjetër, edhe kandidati i majtë, Vangjush Dako ka dalë nga qendra e Durrësit. Ai ka lënë Vollgën e qendrën para bashkisë, e ka shkuar në lagjet periferike. Dako ndodhej sot në lagjen 17, pranë Ish-Kënetës, ku dhe ka përuruar rikonstruksionin e një rruge.

Votat janë të shenjta dhe si Dako e Duma po e kërkojnë me ngulm postin e kryebashkiakut, i pari për herë të tretë dhe e dyta për herë të parë.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”