·        Në janar 2016 do të zbardhet lista përfundimtare pas negociatave me partitë e koalicionit dhe numri i zëvendëskryetarëve të bashkisë

15 gusht 2015 –  I pyetur nga “Dyrrah”-u lidhur me emërimin e administratorëve të njësive administrative të bashkisë së re, kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako tha se ata janë emëruar tashmë. Ata janë punonjës të administratës aktuale. Sipas Dakos, ata do të vazhdojnë të jenë në krye të njësive administrative jo vetëm deri në shtator 2015, por, të paktën, deri në janar 2016, kur do të përcaktohet dhe buxheti dhe struktura e plotë. Dako pranoi se aleatët kanë kërkuar të caktohen përfaqësues të tyre, prandaj nga kjo pikëpamje, administratorët aktualë mund të quhen të përkohshëm, ad hock. Lidhur me faktin se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i ka emëruar administratorë në mënyrë definitive, Dako tha se edhe ata janë ad hock, përderisa po zhvillohen negociata me aleatët e koalicionit.

Madje, po në janar 2016 do të përcaktohet edhe numri i zëvendëskryetarëve të bashkisë. Mund të jenë tre të tillë për Durrësin, pohoi Dako.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/