Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka folur në lidhje me integrimin e mbetjeve urbane në Porto-Romano, një shqetësim 20-vjear i qytetarëve durrsakë.
Dako shprehet se teknikisht është zgjidhur problemi i integrimit të mbetjeve në Porto-Romano, ndërsa tashmë vetëm gjetja e fondeve i mban plehrat e Durrësit në këtë vendgrumbullim.
Qyteti bregdetar i Durrësit konsiderohet ndër më të ndoturit në vend, pasi në territorin e tij jane tri vendgrumbullime plehrash: në Porto-Romano, në Sukth dhe Manëz, të cilat digjen në ambient të hapur.
Teksa takime të tilla i konsideroi mjaft të rëndësishme, kryebashkiaku tha se janë një stimul më shumë për ta kthyer Durrësin në një qytet me industri të qëndrueshme apo dhe rivitalizim të mëtejshëm të tij, për krijimin e sa më shumë zonave të gjelbërta dhe menaxhimin e integruar të mbetjeve.
K.H.





