Bashkia Durrës vijon me investimet për të përmirësuar infrastrukturën rrugore në gjithë territorin e saj. Kryebashkiaku Vangjush Dako, inspektoi punimet e bëra për rikonstruksionin e rrugës “Shën Mhill” në zonën e Shkallnurit, pjesë e njësisë administrative Rrashbull.
Në sajë të investimit prej afro 7 milionë lekësh të akorduara nga Bashkia, rruga, e cila prej vitesh ishte në një gjendje të rënduar tashmë ka një pamje krejt tjetër dhe kur të përfundojë kjo rrugë prej afro 2 kilometrash, do t’i shërbejë rreth 2500 banorëve të kësaj zone.
Dako u shpreh se rruga e re plotëson të gjitha standardet e kërkuara.
“Rruga plotëson standardet, kemi futur gjithë tubacionet e nevojshme dhe gjithë infrastrukturën e nevojshme për një rrugë normale. Siç kemi vazhduar në këtë zonë do vazhdojmë në të gjithë zonat rurale të Bashkisë së Durrësit për të përmirësuar cilësinë e jetës së banorëve në këto zona”, tha Dako.





