*Parkimi në Durrës: 3.6 milionë në vit!

Kush do parkim para derës së dyqanit, tani duhet të paguajë 10 mijë lekë të vjetër në ditë ose 3.6 milionë lekë në vit.

Bashkia e Durrësit ka përgatitur dokumentacionin për ta paraqitur në Këshillin Bashkiak. Kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, tha se nuk do të ketë më asnjë subjekt të favorizuar në drejtim të parkimit me pagesë në qytetin e Durrësit.

Të gjithë ato subjekte, kryesisht dyqane, që deri tani kanë paguar tarifën e parkimit në bashki, për të zënë një apo më shumë vende përpara dyqaneve apo lokaleve të tyre, nuk do të favorizohen më nga bashkia, me qëllim që parkimet të jenë të lira për të gjithë qytetarët.

Pas muajit korrik, priten ndryshmie të mëdha në parkimet e Durrësit, pasi rrugët kryesore do të bëhen me pagesë ashtu siç ka ndodhur në Tiranë.

K.H.