·         Me këtë polici asgjë nuk prishet dot, kryebashkiaku i përgjigjet ultimatumit që ai të ndërhynte deri më 3 qershor

DURRËS, 30 maj 2013 – “Me këtë qeveri dhe polici aktuale asgjë nuk prishet dot” në lulishten e hyrjes së qytetit më 3 qershor, kështu i përgjigjet kryebashkiaku Vangjush Dako banorit të lagjes nr. 17 me nick name-in“dr”, i cili i dërgonte ultimatum që ai të veprojë deri të hënën “për ta kthyer urgjentisht këndin e lojërave dhe hapësirat përreth ashtu siç ishin”.

Një ditë pas botimit të lajmit “Çmontohet këndi i lojërave në hyrje të Durrësit”, kryetari i bashkisë së Durrësit z. Vangjush Dako i përgjigjet qytetarit nëpërmjet zëdhënësit Dorian Agolli:

·         “Pas 23 qershorit lulishtja në hyrje të Durrësit do të Rilindë”.

·         “Çdo ndërtim i paligjshëm në hapësirën publike, të zënë nga grabitqarët, do të prishet”.

·         “Por me këtë qeveri dhe polici aktuale asgjë nuk prishet dot”.

Në shënimin e 29 majit 2013 të “Dyrrah”-ut shkruhet se lokalet po pushtojnë hapësirat në lulishten e hyrjes së Durrësit, madje kanë çmontuar edhe këndin e lojërave të fëmijëve, ky është shqetësimi i një internauti të faqes së “Dyrrah”-ut, i cili komenton me nick-name “dr”.

“dr” i dërgonte ultimatum Dakos që ai të veprojë deri të hënën (më 3 qershor 2013) “për ta kthyer urgjentisht këndin e lojërave dhe hapësirat përreth ashtu siç ishin”.

Internauti paralajmëronte se do të mobilizonte mediet, banorët e lagjes nr. 17, madje PD-në dhe Berishën.

Por qytetari nr. 1 i Durrësit i bën të qartë “dr.”-së se “me këtë qeveri dhe polici aktuale asgjë nuk prishet dot” më 3 qershor.

Banori i lagjes nr. 17 duhet të durojë deri pas 23 qershorit që lulishtja në hyrje të Durrësit të Rilindë.

Problemi i trajtuar në lajmin e 29 majit ngjalli interesim të madh midis lexuesve të “Dyrrah”-ut, që e kanë klikuar shumë, si dhe është bërë objekt komentesh në facebook.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/