Kryeministri Edi Rama ka bërë dy kërkesa të qarta në Asamblenë e PS-së, teksa ka kërkuar që momentalisht Kryesia e Sekretariati mos të ndryshojnë.

Ai ka kërkuar që kryesia aktuale e PS-së të vijojë mandatin edhe për një vit.

I pyetur nëse ish-kryebashkikaku i Durrësit, Vangjush Dako, do vijojë të qëndrojë në Kryesinë e PS-së, Rama tha:

“Ne kemi tre punë për të bërë ndër të tjera. Kemi vazhdimin e punës në komunitete dhe vlerësimin e të gjithë anëtarëve të PS, tre herë në një herë që e lëmë pak fleksibël sa të përfshihen të gjithë në nëntor dhe një herë në janar e në shkurt për të gjithë skuadrën e deputetëve në çdo qark.

Tani kemi vlerësimin për qeverinë, që nga unë ministër për ministër, nga anëtarësia e qeverisë socialiste dhe hapim tani edhe derën për këdo në Shqipëri, apo emigracion që mendon se ka arsye që të jetë pjesë e skuadrës sonë, të jetë deputet apo deputete e PS.

Kryesia është gjëja e fundit që më shqetëson në këtë moment dhe shtrirja e mandatit të Kryesisë na lejon që të kemi fokus tek njerëzit dhe jo thjeshtë te vetja”.

Kujtojmë këtu se, në korrik 2019, Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi të fusë Vangjush Dakon, asokohe ende kryebashkiak i Durrësit, në listën e personave që u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen.

Pavarësisht se nuk e rikandidoi për kryetar bashkie më 30 qershor 2019 dhe nuk e riemëroi drejtues qarku për zgjedhjet e 25 prillit, Rama duket se do ta mbajë ende në Kryesinë e PS.