Durrës, 13 gusht 2014 – Këto ditë të nxehta vere kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka zgjedhur t’i kalojë në bregdetin e Dhërmiut.

Prej disa ditësh ai ndodhet atje me familjen, madje së bashku edhe me Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqajn, siç shihet qartë në fotot e servirura nga gazeta “Panorama”.

Duket se kryetari i bashkisë ka dashur t’i shpëtojë amullisë dhe kaosit në plazhin e Durrësit, të mbipopulluar tashmë jo vetëm nga plazhistët, por edhe nga betonimet pa kriter.

Ai ka zgjedhur të pushojë në Dhërmi, ku njerëzit ende nuk e kanë ‘përdhunuar’ atë që aq bukur natyra e krijoi.  

Në fund të shkrimit “Panorama”, duke iu referuar pushimeve të Dakos në Dhërmi shkruan në mënyrë ironike “nëse nuk e rregullon dot (batërdinë e krijuar me plazhin e Durrësit – shënim i Dyrrah), mos u përpiq më tej, thjesht braktise!”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/