*Batutat në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak

19 maj 2015 – Janë konkurrentë në një garë të fortë për Bashkinë e Durrësit, por kryebashkiaku aktual, Vangjush Dako, e ka pranuar si dhuratë stilolapsin me logon e PD, “Votoni Grida Dumën”.

Kjo ka ndodhur gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit Bashkiak, i cili u shoqërua me debate përsa i përket realizimit të punës për mbledhjen e taksave. Por, politika nuk është aq e sertë sa duket. Një sërë batutash, të nisura për të sulmuar kundërshtarin, në fakt pasuan me shkëmbim dhuratash.

                Si nisi

Këshilltari i së djathtës, Armand Teliti i kërkoi llogari kreut të Këshillit Bashkiak, Alban Ramohitaj për byrzylykun plastik që mban në duar, ashtu si dhe kryebashkiaku Dako. “Nuk duhet të vini në mbledhje me siglën e partisë”, akuzoi Teliti, por që përgjigjja nuk ishte ajo që priste. Ramohitaj i është përgjigjur se, në fakt nuk ishte partiak, por shkruante “I love Durrës”, (Unë e dua Durrësin). Në fakt, Teliti është tunduar nga ngjyra, që korrespondon me atë të Rilindjes, por që Ramohitaj i ka premtuar se do t’ia bënte dhuratë.

Në fund, këshilltari tjetër i PD-së, Klodian Pajuni, i është kthyer kryebashkiakut Vangjush Dako me fjalët: Po stilolapsin e PD-së me “Voto Grida Dumën” a do ta mbanit? Dako i është përgjigjur se: “Po, do e mbaj”. Pajuni ia ka kaluar stilolapsin, të cilin Dako e ka futur në dosjen e tij.  

A do e mbajë Dako stilolapsin me emrin e Grida Dumës? Apo këshilltarët e djathtë byzylykun me ngjyrë mavi? Mbetet për t’u parë…

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”