15 qershor 2015 – Kryebashkiaku aktual, Vangjush Dako, i cili synon mandatin e tretë për Durrësin nën siglën e PS-së, tha në Arapaj se shërbimet e pushtetit vendor do të jenë njësoj për banorët, pavarësisht bindjeve politike. Ai tha se kjo ka ndodhur deri tani në komunën Rrashbull, ku të djathtët kanë pasur mbështetje dhe tolerime.

Kandidati socialit ka shpjeguar gjithashtu për bashkëbiseduesit edhe projektet që do të realizojë në fshatin e Arapajt, sikurse janë ndërtimi i rrugëve e shkollave, dhe mbi të gjitha, zgjidhja njëherë e mirë e problemit të furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e kësaj zone.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”