Kryebashkiaku Vangjush Dako është shprehur se nuk mund t’i thotë dot jo askujt që ofrohet për të kontribuuar në fitoren e tij në zgjedhje.
I ftuar në emisionin “Repolitix”, me gazetarin Denis Minga, Dako ka sqaruar afrimitetin e tij me Avdylajt.
“Ndoshta ju keni mugesën e përvojave nëpër fushata. Në fushata vetëofrohen lloj lloj kategorie njerëzish, rrugeçërish që të kontribuojnë në fitoren. Në mirëpresin votën e kujtdo, të një qytetari të nderuar apo të atyre që kanë pasur problem me ligjin.
Ka pasur raste që kryebashkiakët kanë shkuar nëpër burgje për të kërkuar vota. Ne nuk u themi dot jo, ne na vlen çdo lloj vote,”- është shprehur Dako ndër të tjera.





