Durrës, 18 shtator-Një delegacion i Bashkisë së Durrësit i kryesuar nga kryebashkiaku Dako do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi me Bashkinë e Leçes në Itali. Lajmi bëhet i ditur nga disa media italiane si “La Gazzetta del Mezzogiorno” apo edhe “Il taco d’italia.info”. sipas këtyre mediave, marrëveshja e bashkëpunimit do të nënshkruhet sot nga kryebashkiakët Paolo Perrone dhe Vangjush Dako. Kjo marrëveshje parashikon shkëmbim të përvojave për transformimin urban si edhe shkëmbime të karakterit kultural, shkencor, sportiv, social, ekonomik, turistik dhe ekonomik. Delegacioni shqiptar kryesohet nga Vangjush Dako dhe ka në përbërje Adhurim Qehajain drejtor i drejtorisë së planifikimit kontrollit dhe zhvillimit të territorit si edhe Sokol Kokomanin drejtor i zhvillimit ekonomik dhe turizmit në Bashkinë e Durrësit. Pala italiane do përfaqësohet nga Përgjegjësi për urbanistikën Severo Martini, nga Drejtori i sektorit të planifikimit strategjik dhe komunitar të Bashkisë së Leçes, Raffaele Parlangelli.
Tashmë kryebashkiaku Dako po fiton gjithnjë e më shumë një dimension ndërkombëtar. Kujtojmë se pushimet verore sapo kanë mbaruar dhe kryebashkiaku Dako në kuadër të vizitave zyrtare, si pjesë e delegacioneve shtetërore apo bashkiake ka udhëtuar nga Pekini në Leçe duke përdorur nga avion luksoz të tipit “executive Jet” të markës Golfstream deri te tragetet modeste, që lidhin Portin e Durrësit me portet e Rajonit të Puljes.
/gje.th. agjencia e lajmeve Dyrrah/





