Zv.kryeministri Erion Braçe ka folur lidhur me faktin që ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është shpallur “non grata” në Amerikë.

PJESË NGA PRONONCIMI:

PYETJE: A do të keni një vendim politik për Dakon?

BRAÇE: Unë e kam thënë vazhdimisht se çdo akuzë e ngritur ndaj Dakos dhe shumë prej të tjerëve duhet të hetohet dhe gjykohet siç e parashikon ligjit. Ne as kemi ndërmend të ndërhyjmë në këtë proces. Secili do të përballet me drejtësinë individualisht. Koha kur përdorej imuniteti, nuk ka më. Secili të përballet.