Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, deklaroi se nuk do të japë dorëheqjen, në rast se prokuroria vendos të nisë hetimet ndaj tij në kuadër të dosjes hetimore.

Dako u shpreh se nuk ka pse të japë dorëheqjen deri sa hetimi, në rast se do të nisë, të nxjerr ose jo tw pafajshëm.

“Do vazhdoj të jem kryetar, pse do jap dorëheqjen. Akuza nuk është asnjë gjë. Nëse Gjykata të fut në burg, ti automatikisht ikën nga kryetar bashkie",– u shpreh Dako.