Si kurrë më parë, kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ka reaguar për herë të tretë brenda 3 ditësh duke përdorur “Facebook”-un e tij, për t’i kthyer përgjigje akuzave të opozitës.
Pas deklaratave që lëshoi sot Lulzim Basha nga Manza, ku pati një takim me banorët vendas, se “Fatmir Xhafaj nuk pati guximin që të arrestonte kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako pas përgjimeve që doli ku bisedonte në telefon me anëtarë të familjes Avdyli në Shijak”, Dako vazhdon të etiketojë Bashën si toç i Saliut.
“Po si mund të vish në Durrës si ata fuksat e viteve 80 me pantallona doku dhe gjuhën si peshk rezervati? Po ato që përsërite prapë si skapamento e prishur ishalla s'do ti kesh harruar kur të vish në gjyqin e radhës”, shkruan Dako.
REAGIMI I PLOTË I DAKOS:
O Lulzim o toçi i Saliut! Po si mund të vish në Durrës si ata fuksat e viteve 80 me pantallona doku dhe gjuhën si peshk rezervati? Është e thjeshtë se ti je një peshk rezervati dhe më e shumta mund të të hajë Salianji se Saliu s'bëhet llaf.. Po ato që përsërite prapë si skapamento e prishur ishalla s'do ti kesh harruar kur të vish në gjyqin e radhës. Kurse atë lejen për pistën në det mirë bëre që s'e përmende prapë, se do e kishe ngrënë dyfish padinë për atë! Ik fli gjumë tani tek vaska e peshkut ku të rrit Saliu me Kunatin, se Dakon këtu e ke, në Durrës me telefon në dorë ditë-natë o toç!





