"Janë deputetet e e qarkut të Durrësit të cilët patën rezultat shumë negativ në Durrës në 2017 dhe hedhin baltë mbi grupet kriminale, për arsye të paaftësisë së tyre dhe pazotësisë për tu organizuar"- tha mbrëmë kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako gjatë debatit me gazetarët në emisionin "Opinion".
Ky moment është postuar në Facebook nga ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili i cili shkruan se ky është fundi i Edi Ramës.
"Fundi!! (VIDEO).
Vangjush Dako kerkon te mos hidhet balte mbi grupet kriminale.
Ua ua ua ky eshte tamam FUNDI…..i Edi Rames!!
Ja cfare zuzaresh qeverisin vendin.
Shiheni dhe do mbeteni pa goje.", shkruan ish-deputeti.





