Grupi i socialistëve durrsakë i përbërë nga deputetët, kryetari i këshillit të Qarkut dhe prefekti, me në krye Vangjush Dakon, kanë kryer vizitë në Kishën Ortodokse në Durrës, ku kanë uruar besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes.

Edhe pse është larguar zyrtarisht nga drejtimi i strukturave të Partisë Socialiste në Durrës, Vangjush Dako ka prirur grupin sot, ashtu siç ka ndodhur për gjatë gjithë viteve që ai ka qenë në krye të bashkisë.

Në takim mungoi Zhyljen Varfaj, i cili është zgjedhur përkohësisht kryebashkiak i Durrësit pas dorëheqjes së Valbona Sakos. Dako shoqërohej edhe nga kryetari i Qarkut Alfred Mullaraj, prefekti Roland Nasto, deputetët Roland Xhelilaj, Klodiana Spahiu, si dhe personalitete të tjerë.

Pasi ka kryer vizitën e rastit, Dako është takuar ngrohtësisht edhe me disa qytetare në oborrin e kishës, ndërsa nuk ka preferuar të flasë para gazetarëve.