Në një postim të tij në Facebook gjatë paradites së sotme, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, iu kundërpërgjigj ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me akuzat e këtij të fundit për ndërtimin e disa pallatave në zonën e Qerretit.

Por ndërsa Dako reagon ndaj akuzave të kundërshtarit të tij politik, qytetarët e Durrësit shpërthejnë në komente në Facebook-un e qytetarit të parë të tyre.

Një prej tyre i kujton që të mos merren me shkëmbim akuzash për show, për të tërhequr vëmendjen nga hallet e vërteta të popullit.

Një tjetër përmend akuzën që ka shoqëruar Dakon gjatë gjithë mandateve të tij, betonizimin e qytetit bregdetar.

Ndërsa të tjerë rendisin ankesat që kanë lidhje me infrastrukturën e rënduar, mungesën e plazheve publike, rradhët e gjata për marrjen e një aboneje, parkingjet private dhe privatizimin e detit dhe shumë të tjera si këto.

DurrësLajm ka përmbledhur disa prej tyre në fotot poshtë këtij shkrimi.