“Rruga e plazhit në Durrës do të zhbllokohet për trafikun e pushuesit deri në fund të muajit qershor. Deri në këtë muaj do të përfundojnë punimet në rrugë. Nuk i trembem denoncimeve në prokurori të bëra nga Partia Demokratike. Po investojmë tri projekte madhore në funksion të turizmit”.
Kështu reagoi kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako në një intervistë për “DurrësLajm”.
“Nuk merrem se janë të shumta rastet që kanë denoncuar e kanë hedhur akuza ndaj bashkisë. Ata të merren me llafe, ne vijojmë punën. Asnjë lekë nuk është shpërdoruar, por është ruajtur çdo qindarkë me fanatizëm”, tha Dako pas denoncimit nga kreu i PD së Durrësit, Osman Stafa.
Por sa e dëmtojnë këto punime, sezonin turistik? Çfarë përfshijnë projektet që po zbatohen aktualisht?
“Punimet zgjasin më shumë se një vit. Janë tri projekte të koordinuara. Sido që të vepronim, procesi i punimeve do të përfshinte edhe një pjesë të sezonit turistik. Nuk ka shpërdorim fondesh, as abuzim, madje po investohet në funksion të turizmit”.
Ndiqni intervistën.
K.H.





