16 korrik 2015 – Me rastin e muajit të Ramazanait, kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako shtroi një darkë iftari, në mjediset e xhamisë “Riza Bajrami”, e cila gjendet në zonën e Plazhit.

Përveç besimtarëve myslimanë që kanë agjëruar gjatë muajit të Ramazanit, të ftuar ishin edhe përfaqësues nga të gjitha komunitetet fetare, deputetë, personalitete të fushave të ndryshme dhe qytetarë të Durrësit.

“Muaji i madhnueshëm i Ramazanit na kujton të gjithëve forcën e shenjtë të sakrificës dhe durimit, dritën e virtytit dhe vlerave njerëzore. Një nga vlerat tona më të mëdha si shoqëri dhe si komb është bashkëjetesa e mrekullueshme e besimeve të ndryshme në vend dhe toleranca shembullore mes tyre”, deklaroi Dako pasi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/