DURRES, 9 qershor 2013 – Kandidatët për deputetë të PS-së kanë zhvilluar ditën e sotme një takim entuziast në një shesh të tejmbushur me banorët e zonës së Shkozetit në Durrës.

Sipas zëdhënësit të selisë rozë, në këtë takim merrnin pjesë edhe kryebashkiaku i Durrësit dhe njëkohësisht anëtari i kryesisë së PSSH Vangjush Dako si dhe kryetarja e forumit të gruas socialiste të rrethit të Durrësit Alda Kushi, e cila ka hapur takimin duke përshëndetur në emër të gruas socialiste dhe duke shprehur bindjen në fitoren e thellë të 23 qershorit.

Në takim ka përshëndetur kryebashkiaku Vangjush Dako i cili ka deklaruar se Bashkia e Durrësit është hasur me bllokimin total të qeverisë që e pengon në çdo çast në punën e saj. Nja fakt për këtë sipas Dakos është pikërisht çerdhja e re e Shkozetit që është ndërtuar e re nga ana e bashkisë së Durrësit dhe të djathtët në këshillin bashkiak nuk duan të miratojnë personelin që do të punojë në çerdhe duke e lënë atë të mbyllur për më shumë se një vit e kjo ndodh vetëm për arsye politike që të pengohet punën e Bashkisë.

Gjithashtu kryebashkiaku Dako deklaroi se pas 23 qershorit edhe Durrësi ashtu si gjithë Shqipëria, do të rilindë dhe situata e rëndë financiare e Bashkisë së Durrësit do të marrë fund. Bashkia e Durrësit- shtoi më tej Dako- me çlirimin nga kjo situatë bllokuese pas 23 qershorit do të kryejë suvatimin dhe lyerjen e të gjitha pallateve në këtë zonë dhe do të kryejë edhe investime të tjera në Shkozet pasi deklaroi Dako në 23 qershor vjen një epokë e re që është epoka e Edi Ramës dhe e Rilindjes së vendit. Në fjalën e saj deputetja Spahiu ka theksuar se vetëm me votën për Edi Ramën kryeministër dhe për programin e Rilindjes vendi do të rimëkmëbet dhe ekonomia do të rilindë.

Deputetja Klodiana Spahiu deklaroi se të gjithë bashkë duhet të votojmë në 23 qershor për PS dhe numrin 29 për të ardhmen e Durrësit dhe të gjithë vendit dhe për tu shkëputur njëherë e mirë nga kjo qeveri që ka rrënuar shqiptarët. 

Deputeti Blendi Klosi deklaroi se pas 23 qershorit Shqipëria do të marrë frymë lirisht pasi do të rimëkëmbet ekonomia deh do të ulet ndjeshëm papunësia me hapjen e 300 mijë vendeve të punës nga qeveria socialiste.

Nga ana e tij Ilir Beqaj u shpreh se programi i Rilindjes është një kontratë e PS me qytetarët dhe vetëm me programin e Rilindjes mund të rilindë i gjithë vendi dhe Shqipëria të lërë pas rrënimin dhe të futet në rrugën e zhvillimit dhe të vrapojë drejt ëndrrës evropiane.

Banorët e Shkozetit me thirrjet e tyre entuziaste kanë shprehur bindjen në fitoren e thellë të së majtës në 23 qershor ditë në të cilën do të nisë edhe rilindja e vendit me qeverinë socialiste me Edi Ramën kryemnistër