Deklarata e bërë nga kryebashkiaku i Durrësit mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion”, ku deklaroi ndër të tjera se gjatë fushatave zgjedhore ai ishte Supermen, bëri xhiron e medieve, madje u bë edhe objekt ironie për shumë meme që u bënë mbi këtë deklaratë paksa të habitshme të Dakos.
Ndërkohë, koordinatori i PD Durrës, Petro Vokopola, përmes një statusi në Facebook, tregon se kush janë supermenët e vërtetë të qytetit bregdetar, kush janë super burrat që punojnë nga mëngjesi në darkë për të siguruar bukën e gojës për familjet e tyre, kush janë super burrat që përplasen dyerve të gjykatave për të gjetur drejtësi, apo spitaleve ku shpesh përballen me shërbimin e munguar, apo të persekutuarit, që akoma kanë mbetur të tillë…
"Turp qe tallen ne ket menyre 1 milion qe kemi mbetur!", e mbyll postimin e tij Vokopola.
Statusi i plotë i Petro Vokopolës:
Supermen jan Durresaket, Supermen jan Shqiptaret, eshte populli I perditshem I cili lufton me te keqen, jan ata qindra shqipar “supermen” te cilet ju drejtohen spitaleve qe nuk gjejn as me te paktin sherbim, jan ata super burra ate cilet dalin cdo mengjes heret nga dyert e shtepise per te nxjerr 10 euroshin ne dite per te mbushur urin e familjeve tyre, jan ata super burra ata cilet perballen cdo dite me te padrejten ne gjykate, jane po ata qe ju vidhet prona para syve, jan po ata qe shikojne si femijte drogohen sepse shteti ju ka dhen Ok disa horrave per ta tregtuar drogen lirshem. Jan super burra ish te persekutuarit te cilet mbeten po te persekutuar, jan super burra ish pronaret te cilet mbeten me te varferit duke ju kthyer shpiat e rrenuara te cilat dhe taksohen. Jan super burra ata qe dalin nga mengjesi ne darke dhe nuk dijne ku te mbeshteten sepse shteti I tyre ka kohe qe I ka harruar dhe nuk I prefill! Keta jan super burrat te cilet luftojne nga nje parkim perpara shtepise tyre e deri tek buka e gojes e jo ata qe po shtojne shtresa te miliona eurove.
Cdo kush nga ne duhet te rreflektoje, jeta eshte shume e shkurter per te menduar po kaq shkurt!
Turp qe tallen ne ket menyre 1 milion qe kemi mbetur!





