21 qershor 2015 – Kryebashkiaku dhe njëkohësisht kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako, ka votuar sot në orën 11:00, në qendrën e votimit 1451.
“Në këtë moment historik, ju bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi durrsakë që të marrin pjesë masivisht në votime, sepse duke marrë pjesë sa më shumë sot në votime, votojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha kandidati i majtë.
Dako shoqërohej dhe nga bashkëshortja Alba dhe dy fëmijët e tyre, Xhulion dhe Kejsin.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/