Projektvendimi i paraqitur nga bashkia e Durrësit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak “Për shqyrtimin dhe miratimin e fondit 834.370 lekë për përballimin e efekteve financiare të shtesës prej 11 punonjësish në ndërmarrjen “Rruga” për verifikimin e strukturave të mureve të zbuluara dhe realizimin e një sondazhi arkeologjik në zbatim të projektit “Sheshi Publik para hyrjes së Portit, Durrës”, sipas kërkesës së Qëndrës së Studimeve Albanologjike” ka shkaktuar debat midis urbanistit Ardian Muka dhe kryebashkiakut Dako.

Muka i kujtoi Dakos se duhet të ketë më shumë fonde për zbulimin e zonës arkeologjike tek sheshi “Veliera” dhe jo aq sa kërkon bashkia të miratojë. Veç kësaj, urbanisti i djathtë hodhi edhe një sërë akuzash që sipas tij janë shkelje të bëra nga bashkia në realizmin e këtij projekti.

Dako nga ana tjetër, ndërsa në fillim të reagimit të tij e quajti këshilltarin e djathtë injorant, tha se po punohet që të zbulohet muri bizantin dhe se projekti “Veliera” është i rëndësishëm për qytetin e Durrësit.

Ky projektvendim u miratua pas debateve të shumta, që u konsumuan në sallën e mbledhjes, vetëm me votat e maxhorancës së majtë.

Ndjekim debatin Muka-Dako në videon e mëposhtme:

K.H.