DURRËS, 25 nëntor 2014 – Jam shumë i vendosur të punoj për të krijuar këto hapësira urbane te cilat do te bejne diference ne jetet e njerezve, sepse kjo eshte arma me e forte e direkte per te arritur standartet europiane ndaj të gjitha këto investime mbartin vizionin e kthimit të qytetit qytetarëve kështu është shprehur Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili ka folur për eksperiencën e re mbi të cilën po planifikohen projekte e reja në qytetin e Durrësit për rikualifikimin e hapësirave urbane. Duke renditur disa prej projekteve më të rëndësishme, ai theksoi se ato janë produkt i një analize të mirëdetajuar për të shfrytëzuar maksimalisht hapësirat publike:
“Durrësi, Dyrrahu, apo Epidamni, është hallka shqiptare më e rëndësishme mes vendeve të rajonit të detit Adriatik, po ashtu edhe mes 2 botëve, asaj të Europës Perëndimore dhe Lindore, duhet të luajë nje rol kyç në bërjen sa më të thjeshtë të lëvizjes së qendrueshme që lidh 2 brigjet të cilët lagen nga i njëjti det. Qytete jane thellesisht te lidhur me njerezit, hapesirat publike ku shkojne ata, ku takohen keto jane ceshtje qe e bejne qytetin ate qe eshte. Dhe sot, ndryshimet me transformuese ne qytete jane duke ndodhur ne keto hapesira. Keshtu besoj se hapesirat publike të jetuara janë çelësi i planifikimit të një qyteti të madh".
Analiza qe kemi bere per perzgjedhjen e hapësirave urbane per rikualifikim ka pasur llogjiken e nje perpjekjeje per “sherim” nese bejme krahasimin me mjeksine, e kemi pasur te pamundur të mos e konsideronim qytetin si nje qenie te gjalle, e si e tille, hapesirat publike jane trajtuar nga ne gjithmone si pjese per tu kuruar ne menyre qe te shfrytezojme energjine e tyre maksimale. Perzgjedhja e tyre ka qene nje lloj akupunkture per ne, pasi kemi vene re qe pas “sherimit” ato kane sjellë në jetë një komunikim dhe lidhje shumë më të forte midis qytetareve.
Projektet reale ne faze zbatimi , e te rendesishme qe do te nderrojne faqen e qytetit tone jane
Ne temen e urbanizimit:
· Nenkalimin e Plepave),
· Rikonstruksioni e rivënia në jetë e nënkalimit te rëndësishëm të ures së Dajlanit (ku lidhet trekendeshi Plazh-Durres-Shkozet dhe aksesi per ne Tirane) dhe qe nga ky moment, kemi hyre ne qytet me dy pika shume te forta e me impakt si socio-ekonomik edhe ambjental:
· Sheshi Liria, që siç e shikoni, eshte tashme, graviteti i Durresit.
Ne te gjitha projektet kemi kombinuar elemente teknike te projektimit te qendrueshme si: gjelberimit, gurit natyral, uji, hapersira per tu ulur e te hijezuara, modele te ndjekura ne te gjitha qytetet moderne te Mesdheut, ne menyre qe keto hapesira te marin funksion e te jene te jetueshme per qytetaret. Rendesi e vacante i eshte dhene krijimit te mikro-klimave. Kjo eshte nje ceshtje shume delikate mjedisore, analizen e te ciles qytetari nuk e ben dhe nuk ka pse, por kjo eshte ajo qe i jep jete performances se nje sheshi urban.
Ne temen e levizjes se qendrueshme:
· Rruga e Plazhit 7km korsi bicikletash
· Rruga paralel me murin e portit 3-4 km për automjetet e paralel me të edhe pista biçikletash.
Në temën e mbrojtjes së mjedisit:
Krijimi i nje parku te gjelber ne zonen e ish-Kenetes, i cili, ne te ardhmen do te behet edhe mushkeria e qytetit te Durresit.
Në temën e informatizimit:
Prej disa kohesh gjithashtu bashkia eshte ne proces informatizimi, proces i cili ul ndjeshëm burokracine e ligjit shqiptar dhe e afron qytetarin me institucionet e qeverisjes vendore. Hap tjetër në këtë temë, është vektorializimi i te gjitha planeve urbane si dhe planit rregullues të Durresit ne sistemin internacional GIS. Bashkia Durrës ka ambicie të mëdha të ketë të njejtin emerues te perbashket me qytetet e ngjashme europiane.
Në temën e bashkëpunimit ndërkombëtar
· Dhe sa i takon bashkepunimit me shtete te tjera, bashkia Durres ka qene partner ne disa projekte shume te rendesishme te PROGRAMIT IPA, bashkë-financiues në promovimin e lëvizshmërisë së qendrueshme në rajon, si projekti AdriMOB dhe TurGRATE dhe SIMPLE. Ne keto projekte me rajonin, kemi arritur te realizojme investime ne standart europian te mbeshtetura nga ky program i rendesishem si
· Rikualifikimi i hyrjes ne qytetetin e Durresit
· Vendosja e tabelave informuese prane cdo monumenti kulture
Me kalimin e viteve kam mesuar se eshte e veshtire te krijosh hapesira publike te suksesshme e te qendrueshme, me komfort. Keto hapesira nuk krijohen aksidentalisht, ne menyre te vecante ne qytete te tilla si Durresi te cilet kane shume faktore ne projektim dhe qe duan nje kujdes te vecante ne detaje.
Historia tashmë 25-vjeçare e demokracisë se brishte qe kemi si dhe te gjitha eksperiencat me ndryshimin qe ka pesuar terriori, ku te gjithe kemi qene deshmitare, na ka treguar se ceshtjet e qendrueshme te zhvillimit urban nuk varen vetem nga “dhuntite” natyrale te territorit apo edhe infrastruktura e ndertuar nga njeriu, por nje nje rol gjithnje e me te madhe e ka kapitali social, intelektual e komunikimi. Dhe nevoja per komunikim eshte ajo qe e ben shume konkurues nje territor, shesh, apo qytet te zgjuar.
Qytetet e qendrueshme sot kane nje nje avantazh me te madh pasi lançohen edhe me shpejt ne tregun e marketingut europian dhe ne jemi te ndergjegjshem per kete. Jam shume i vendosur te punoj per te krijuar keto hapesira urbane te cilat do te bejne diference ne jetet e njerezve, sepse kjo eshte arma me e forte e direkte per te arritur standartet europiane. Të gjitha këto investime mbartin vizionin e kthimit të qytetit qytetarëve, në mënyrë që ata ta shkelin, jetojnë e shijojnë qytetin e tyre pa nevojën e makinave, duke shfrytëzuar pistat çiklistike të dedikuara trotuaret e gjelbëruar, hapësira pedonale e pse jo, edhe si muze në qiell të hapur.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





