Pak orë pas lajmit që shpërtheu si “bombë” në showbizin ndërkombëtar se Dakota Johnson dhe Chris Martin janë ndarë, ka qenë vetë aktorja që ka reaguar duke mohuar këto thashetheme.
Ishte media britanike “DailyMail” që citonte një burim pranë çiftit që pohonte se çifti kanë pranuar që marrëdhënia e tyre ka përfunduar dhe mendojnë se është më mirë të vazhdojnë të ndarë.
Megjithatë, duket se nuk është kështu pasi ka qënë menaxheri i Dakota Johnson që ka konfirmuar se ata janë ende bashkë.
Me shumë mundësi, mungesa e aktores pranë Chris Martin, gjatë gjithë turneut të tij në Evropë me Coldplay, ishte arsyeja që ndezi thashethemet për ndarje të mundshme të një prej çifteve më të njohura në botë.
Çifti filluan romancën e tyre në vitin 2017, por u nda për një kohë të shkurtër në vitin 2019. Dakota, ndezi thashethemet e fejesës në vitin 2020 kur u pa duke mbajtur një unazë të madhe smeraldi.