“Kam pyetur mësuesen e fillores të Mirlind Dakut. Kur ishte i vogël, ai shkonte në shkollë vetëm me tuta sportive të ngjyrave kuqezi, është si Agimi”. Kështu u shpreh gruaja e Agim Ramadanit, Komandant Katanës, Shukrija.

Mirlind Daku mori të gjithë vëmendjen e mediave pasi hoqi fanellën në golin e dytë kundër Polonisë dhe në trupin e tij u pa tatuazhi kushtuar Agim Ramadanit. Mirlindi është kujdesur dhe ka ftuar në “Air Albania” gruan e Agim Ramadanit, që do ta ndjekë nga afër ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë.

Daku i ka premtuar gruas së Katanës bileta për të parë ndeshjen Shqipëri – Çeki. Ajo sigurisht ka pranuar dhe është shprehur se do të jetë e pranishme për të parë ndeshjen më 12 tetor.