Mirlind Daku nuk ndalet. Sulmuesi nga Gjilani ka shënuar sërish për Rubin Kazanit, duke konfirmuar formën mjaft të mirë që po kalon. Ishte minuta e 22’ kur Daku zhbllokoi takimin duke kaluar vendasit në avantazh.

Ndeshja përfundoi në barazim, pasi skuadra mike shënoi në minutën e 88.

Ky është goli i dhjetë sezonal në kampionatin rus për sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, i pesti në 6 ndeshjet e fundit.