Mirlind Daku u pezullua nga UEFA me dy ndeshje, pas thirrjeve me megafon në fund të ndeshjes kundër Kroacisë.

Lidhur me këtë dënim ka folur edhe trajneri i Rubinit të Kazanit, Rashid Rakhimov, i cili theksoi se Daku duhej të kuptoj që ka bërë gabim.

“Sjellja e Dakut sigurisht që është negative. Gjendja emocionale e lojtarit nuk duhet të mbivlerësohet këtu. Mendoj se ai kupton gjithçka, kupton gjithçka në mënyrë p4efekte. Duke folur me të, i lashë të kuptonte cilat gjëra janë të duhurat dhe cilat gjëra janë të gabuara. Ai është fillimisht një futbollist i cili duhet të mendojë si të tregojë cilësitë e tij më të mira në fushë”, tha ai.

I pyetur nëse do të ketë probleme te Rubini, Rakhimov tha: “Nuk besoj se do të ketë probleme në skuadër. Të gjithë e njohin Mirlindin shumë mirë. Nuk ka asnjë lloj inati në veprimet e tij, ai është mjaft i shoqërueshëm dhe e di që është shumë i shqetësuar rreth kësaj situate tani. Por je i rritur, duhet të mendosh për gjërat që bën. Nuk mendoj se ndonjë nga ne që qëndrojmë këtu i kemi jetuar jetët tona pa bërë gabime. Njerëzit mësojnë nga gabimet dhe shpresoj se do të jetë një mësim i mirë për të. Ai duhet të jetë një shembull për ekipin, ai duhet të përmirësohet. Unë jam besimplotë që Mirlindi do ta bëjë këtë. Ne e kemi studiuar shumë mirë këtë vit, tani duhet ta lëmë të qetë që të vijë në terezi dhe ta kuptojë përsëri këtë moment. Ai nuk duhet të mendojë shumë për të. Ai duhet të korrigjojë gabimet e tij me veprime”, tha Rakhimov për mediat ruse.