Mbrojtësi i majtë që luan në radhët e Inter ka marrë kërcënime me vdekje nga tifozët e Nisë pas transferimit të tij tek zikaltërit.

“Gjithçka kam ëndërruar që fëmijë më është bërë realitet. U transferova në Milano për të siguruar të ardhmen e familjes sime, fituar eksperiencë profesionale, dhe mbi të gjitha për të luajtur me kombëtaren e Brazilit. Para transferimit zyrtar mora kërcënime me mesazhe virale nga më të ndryshmet që nga thyerja e këmbëve, deri në vdekje”, deklaroi mbrojtësi brazilian.