Tekniku kroat Zlatko Dalic mund të largohet së shpejti nga drejtimi i kombëtares. Raportimet e fundit, thonë se 58-vjecari ka arritur marrëveshjen për të marrë drejtimin e kombëtares së Katarit.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat e Katarit, të cilat e bëjnë fakt të kryer largimin e Dalic nga Kroacia, për tu ulur në stolin e Katarit. Pavarësisht kontratës deri në vitin 2026, trajneri ka vendosur ta mbyllë me Kroacinë, në drejtimin e të cilëve sukseset kanë qenë të mëdha.
Ai ka drejtuar Kroacinë në 93 ndeshje, ku ka regjistruar 50 fitore, 19 barazime dhe 24 humbje. Gjatë kësaj kohe, ai ka fituar medaljen e argjendtë në Botërorin 2018, medaljen e bronztë në Botërorin 2022 dhe medaljen e argjendtë në Ligën e Kombeve.