Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpalli sot listat e infermierëve, fizioterapistëve dhe teknikëve të imazherisë me vlerësimin paraprak të plotësimit të kritereve ligjore dhe njëkohësisht të pikëve të marra nga dosja sipas mesatares, vjetërsisë në punë, diplomave master e gjuhë e huaj.
“Pas fazës së parë të shpalljes së listës paraprake të kandidatëve të intersuar, ju dhamë kohë 2354 aplikantëve për të plotësuar dokumentacionin. Janë 1945 kandidatë që do të testohen për 416 vende të lira pune në profesionet infermiere, teknik imazherie, fizioterapist…”,- tha zv/ministrja Rakacolli.
Më konkretisht:
1376 infermiere,
300 mami ,
59 fizioterapiste,
98 tekinike imazherie,
107 teknike laboratori dhe
5 logopediste.
Kandidatet dhe te gjithe te interesuarit kane 5 dite kohe per ankimim per piket duke filluar qe sot dhe pas pese diteve per shqyrtimin e ankesave.
Me date 29 mars do te kemi listen me renditjen perfundimtare te kandidateve që do të futen në testim.
Pas kesaj do te zhvillohet testimi me shkrim i cili per shkak te numrave eshte menduar te zhvillohet ne kater qarqe, perkatesisht ne Tirane, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë.
Në Tiranë, konkursi do të zhvillohet më datë 31 Mars, në orën 14.00 në ambjentet e universitetit mjekësor Tiranë.
Për kandadiatët e qarqeve Vlorë, Fier dhe Gjirokastër, testimi do të kryhet në Vlorë më datë 2 Prill në ambjentet e universitetit Ismail Qemali në orën 14.00.
Për kandidatët e qarqeve Shkodër, Dibër, Lezhë, Kukës dhe Durrës, testimi do të zhvillohet më datë 3 Prill në ambjentet e universitetit Luigj Gurakuqi në orën 14.00.
Për kandidatët e qarqeve Elbasan, Korcë dhe Berat, testimi do të zhvillohet në ambjentet e universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan në datë 4 Prill, në orën 14.00.
Pra sic shihet procesi eshte teresisht transparent, ne baze te merites se gjithsecilit. Kjo ështe e vetmja mundesi per tu punesuar ne sistemin public shendetesor per te gjitha profesionet e permendura.
Me anë të kësaj mënyrë transperente, Ministria e Shendetesise garanton sherbimin me cilesor ndaj qytetareve.
Cdo i interesuar mund të marrë informacion për renditjen dhe pozicionin e tij në listë. Lista e plotë dhe e detajuar është publikuar në portalin: www.infermierëpërshqipërinë.al





