Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Bledar Muçajt mbrëmjen e djeshme në Lushnje.
Mësohet se viktima ishte i martuar me mbesën e shtetasit Roland Shyti, ndërsa njëri nga të plagosurit në atentat, 32-vjeçari Judin Velo, ishte nipi i Roland Shytit dhe kunati i Muçës.
Roland Shyti njihet anëtar i bandës “Hakmarrja për drejtësi”.
Pista e parë ku autoritetet po hetojnë është sulmi për shkak të lidhjes familjare që 40-vjeçari Muçaj ka me anëtarin e bandës së rrezikshme në Lushnje, Roland Shytin.
Dyshohet se në krim kanë parë pjesë tre autorë, njëri në drejtim të mjetit dhe dy të tjerë si pasagjerë.
Ndërkohë Mjetit tip “Golf” që dyshohet se u përdor nga autorët e krimit në Lushnje rezulton me targa të vjedhura.
Ai u gjet i djegur në Thanasaj pak pas atentatit mbrëmjen e kaluar, ndërsa brenda tij janë gjetur dy armë tip kallashnikov.





