Prokuroria Durrës në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve Durrës dhe Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme Policisë së Shtetit, pas hetimit disa mujor realizuan me sukses Plan Operacionin e koduar “VAZHDIMËSIA” ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë për veprën penale të “Prodhim shitje të narkotikëve” kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve:
1. Agron Çela, lindur dhe banues në Lushnje, me gjendje gjyqësore i paverifikuar.
2. Genci Kokonozi, lindur në Prrenjas dhe banues në Lushnje, i padënuar më parë.
3. Ilmi Kapidani lindur dhe banues në Golem Lushnje, i padënuar më parë.
4. Romario Kapidani, lindur dhe banues në Golem Lushnje, i padënuar më parë.
5. Lavdi Ymeri, lindur dhe banues në Karbunarë-Lushnje, i padënuar më parë.
Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 13.03.2019, rreth orës 14:00, pranë stacionit të trenit Lushnje iu gjet një sasi prej 20 kg e 600 gramë lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë në formë Çokollate e ndarë në 43 pako.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy automjete, të markës “Benz Mercedez” me targa AA556MU dhe AA007PU 5 aparate telefoni të markave të ndryshme si dhe shuma prej 4.000 lekë të reja. Vazhdon puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Durrës për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur për veprën penale të “Prodhim shitje të narkotikëve” kryer në bashkëpunim, pashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.





