Policia Kufitare e Durrësit ka arritur të zbulojë një sasi lënde narkotike prej 26 kilogramësh e fshehur në një autobus me targa AA 630 RK që kryente linjës Durrës-Itali.

Ndërkohë janë zbardhur dhe emrat e të arrestuarve: dy shoferëve dhe menaxherit. Më konkretisht  të arrestuarit janë Sokol Demarku, 31 vjeç, banues në Durrës (pronari), Saliko Sadikaj, 59 vjeç, banues në Përmet (shofer), Ylli Kavaja, 49 vjeç, banues në Tiranë (shofer).

Pasi u kaluan për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në një kovë me salcë kosi, u konstatuan brenda saj  pako me lëndë narkotike. Pas kontrollit te imtësishëm u gjet dhe u sekuestruan një sasi rreth 26 kg lëndë narkotike mariuanë, në formë çokollate.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 1 automjet si dhe 6 aparatë celular.