Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Elbasan ku ka humbur jetën një person ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë vëllai i tij pas një sherri mes të rinjsh.

I vdekur ka mbetur Florenc Kovaci, 26 vjec, ndërsa i plagosur vëllai i tij, Mikel Kovaci, 19 vjec, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur tek fusha e vjetër e sportit në Elbasan, ku një grup të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin për një femër, duke shkaktuar një të vdekur.